Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë procesuar pagesat për pensionet e të gjitha kategorive të përfituesve.
Procesohen pagesat për pensionet në Kosovë, përfshihen të gjitha kategoritë e përfituesve

Sipas njoftimit të ministrisë, pagesat përfshijnë pensionet bazike të moshës, pensionet kontributive, pensionet për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Po ashtu, janë procesuar edhe pagesat për pensionet invalidore të punës, kompensimet për personat e verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensionet e arsimit, pensionet për përfituesit që jetojnë jashtë vendit, si dhe pensionet parciale kontributpaguese. Në këtë proces janë përfshirë edhe pensionet për invalidët e luftës dhe viktimat civile. Njoftimi është bërë nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.















