Ekonomia Online
FUNDIT

Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

Afrimi ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka nxitur reagime në mediat serbe të cilat janë të afërta me pushtetin e deritashëm me Aleksandar Vuçiqin.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Nikol Pashinyan është interpretuar prej tyre si sinjal i një afrimi të mundshëm drejt njohjes.

Kurti dhe Pashinyan janë takuar më 10 nëntor në Paris, ku kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë në turizëm.

Takimi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministrit armen, e cila në njoftimin zyrtar i referohet Kurtit si kryeministri i Kosovës. Në pamjet e publikuara nga takimi shfaqet edhe flamuri i Kosovës, ndonëse Armenia nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Të ngjashme