Ekonomia Online
FUNDIT

Haxhiu takon përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova

Haxhiu takon përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova, me të cilët bisedoi për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, qasjen në arsim dhe shërbime publike, mundësitë e punësimit dhe pengesat me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Në takim u diskutua gjithashtu për rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë me organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara.

Kryetarja e Kuvendit tha se barazia në të drejta duhet të ndihet edhe në mundësitë që secili ka për të studiuar, për të punuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike.

“Për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, duke i dëgjuar në radhë të parë njerëzit që përballen çdo ditë me këto pengesa”, theksoi Kryetarja Haxhiu.

Të ngjashme