Ekonomia Online
FUNDIT

Andin Hoti: Nuk u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit dhe personaliteteve të tjera

Andin Hoti: Nuk u është hequr statusi i dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit dhe personaliteteve të tjera

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës së UÇK-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Bajram Kelmendit dhe personaliteteve të tjera, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe manipuluese.

Përmes një postimi, Hoti ka bërë të ditur se as Ministria dhe as Qeveria nuk kanë marrë ndonjë vendim për heqjen e statusit të dëshmorit për personat e përmendur.

Ai ka sqaruar se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit e ka përfunduar punën para shumë vitesh dhe se ky mekanizëm nuk ekziston më si organ funksional.

Sipas Hotit, të gjithë personat e përmendur vazhdojnë ta gëzojnë statusin e dëshmorit dhe të drejtat pensionale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ministri ka kritikuar mediat që kanë publikuar këto pretendime pa kërkuar paraprakisht sqarime nga Ministria, duke theksuar se verifikimi i informacionit dhe marrja e qëndrimit të palës përkatëse janë përgjegjësi themelore të gazetarisë.

Hoti i ka cilësuar këto raportime si dezinformim dhe manipulim të opinionit publik, veçanërisht për shkak të ndjeshmërisë që kjo çështje ka për familjet e dëshmorëve dhe opinionin e gjerë.

Të ngjashme