Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Në Shën Stefan të Malit të Zi sot është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit. Pjesëmarrësit pas takimit, kanë realizuar edhe fotografinë familjare.

Ajo që bie në sy nga fotografia familjare është vendosja e liderëve të shteteve të rajonit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Milojko Spajic janë vendosur në afërsi të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, janë lënë në cep.

Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy shtetet e rajonit më së afërti për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian.

Të ngjashme