Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Arijeta Rexhepi është zgjedhur kryesuese e Grupit të Grave Deputete në Kuvend, në seancën e mbajtur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi ka uruar Rexhepin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe bashkëpunim të frytshëm.

“Me këtë përgjegjësi të re, ajo ka mundësinë të forcojë bashkëpunimin mes grave deputete, të çojë përpara barazinë gjinore dhe ta bëjë zërin e grave edhe më të fortë në Kuvend. Në takimin e sotëm, Arijetës i urova suksese në detyrën e saj të re, punë të mbarë dhe bashkëpunim të frytshëm!”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme