Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme plenare me një minutë heshtje pas vrasjes së fundit në Vitomiricë të Pejës, rasteve të tjera të vrasjes së grave, dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësisë institucionale, parandalimit të dhunës në baza gjinore dhe mbrojtjes së jetës së grave.
