E kanosi ish-bashkëshorten, pastaj ia dëmtoi xhamat e shtëpisë së nënës së saj – arrestohet në Pejë

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 15:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar, përmes telefonit kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Ndërkaq, më 26 tetor, i dyshuari dyshohet se i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KANOSJE & DHUNË NË FAMILJE – Pejë  25.10.2026 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes telefonit kishte kanosur ish bashkëshorten e tij, ndërsa më 26.10.2026 i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme