Dy raste të dhunës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të ndodhura më 26 tetor në Rahovec dhe Gjakovë.

Në rastin e parë, në Rahovec, rreth orës 16:00, dy viktima, babë e bijë, kanë raportuar se djali dhe vëllai i tyre, një mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Gjakovë, rreth orës 21:00, është raportuar se një grua ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

·Rahovec 26.10.2026-16:00. Dy viktimat babë dhe bijë, kanë njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali-vëllai), në  vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

·Gjakovë 26.10.2026-21:00. Është njoftuar se viktima ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme