“Jepni dorëheqje”, Deliu-Kodra: Çfarë shprese u jepni grave që sot po kërcënohen, zonjë ministre?

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka reaguar sërish lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Deliu Kodra ka vazhduar të kërkojë përgjegjësi lidhur me këtë rast, duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Çfarë shprese u jepni grave që sot po kërcënohen, zonjë ministre? Që edhe pasi kërkojnë ndihmë në Prokurori, nesër mund të dalë dikush e t’u thotë se nuk i janë drejtuar Qeverisë? Arlinda kishte kërkuar mbrojtje sa ishte gjallë. Shteti duhej ta dëgjonte atëherë. Ju sot duhet të kërkoni përgjegjësi për dështimin me e mbrojtë. Jepni dorëheqje!”, ka shkruar Deliu Kodra. 

Të ngjashme