Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e vrasjes së gruas, Arlinda Zekaj, në Pejë.

Sipas raportit policor, më 25 tetor 2026, rreth orës 21:02, në fshatin Vitomiricë të Pejës, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar një sërë armësh dhe mjetesh të tjera.

Në mesin e gjësendeve të sekuestruara janë një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pajisje të ndryshme të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 25.10.2026 – 21:02. Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, Albert (Sylejman) Sylaj është i dyshuar dhe i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, e cila ndodhi më 25 tetor 2026 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Ai dyshohet se është kunati i viktimës dhe, sipas raportimeve mediatike, ende ndodhet në arrati.

Të ngjashme