Beyer takon Sorensenin: Ndryshimi i Qeverisë në Serbi s’nënkupton qasje tjetër ndaj Kosovës, të zbatohen marrëveshjet

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti gjerman, Peter Beyer, është takuar të hënën me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi për të diskutuar rreth rezultatit të zgjedhjeve në Serbi dhe për ndikimin që do të ketë në të ardhmen e rajonit fitorja e Listës së Studentëve dhe rënia nga pushteti e Aleksander Vucicit, shkruan Gazeta Express.

Beyer ka thënë se ndryshimi i Qeverisë në Serbi nuk nënkupton ndryshim të kursit sa i përket çështjes së Kosovës.

Ai ka potencuar se të dy shtetet janë në një pozitë për të qenë të përgjegjshme, duke bërë thirrje në implementimin e marrëveshjeve të arritura. Për Kosovën, Beyer thotë se duhet të themelojë Asociacionin që vetë Kosova e ka premtuar. Megjithatë ai shton se të dy palët duhet të jenë të gatshme të afrohen drejt njëra-tjetrës për normalizim.

“Tani, të dyja vendet ndodhen në një pozitë përgjegjësie. Ato duhet t’i përmbushin detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit. Kosova duhet të garantojë vetëqeverisjen e premtuar për komunitetin serb. Të dyja palët duhet të jenë të gatshme t’i afrohen njëra-tjetrës. Normalizimi nuk funksionon nëse secila palë pret që tjetra të hedhë hapin e parë, ndërsa vetë mbetet e kënaqur me veten dhe me të ashtuquajturat arritje”, ka shkruar Beyer.

Të ngjashme