Kryetarja Haxhiu priti shefin e misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim shefin e misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut dhe LuxDev-it për Kuvendin, veçanërisht për modernizimin e sistemit të votimit elektronik dhe përmirësimin e kushteve të punës parlamentare.

Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përgatitjen e projekteve të ardhshme drejt digjitalizimit të plotë të punës së Kuvendit, forcimit të sigurisë së sistemeve dhe rritjes së qasjes së qytetarëve në veprimtarinë parlamentare.

Kryetarja theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për një Kuvend më efikas dhe më të hapur ndaj qytetarëve.

Të ngjashme