Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, nuk do të bashkëpunojë politikisht me Listën Serbe në Kosovë.
Përmes një reagimi në platformën X, von Cramon e ka cilësuar këtë zhvillim si një ndryshim të rëndësishëm politik.
“Patjetër që është një ndryshim i madh. Le të shohim se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por tingëllon premtuese”, ka shkruar ajo.
Reagimi i eurodeputetes vjen pas raportimeve se Lista e Studentëve nuk do të ketë bashkëpunim politik me Listën Serbe, e cila qeveris në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë.