Goditje për Harry-n në SHBA, humb pozicionin që i siguronte 1 milion dollarë në vit

Prishtinë | 09 Nën 2026 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry është larguar nga pozicioni i tij drejtues në një kompani teknologjike të Silicon Valley, e cila operon në fushën e shëndetit mendor dhe zhvillimit personal.

Vetëm pak javë pasi deklaroi se do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes mbretërore dhe shprehu dëshirën për të riparuar marrëdhëniet me familjen e tij, Duka i Sussex-it është tërhequr nga një prej roleve të tij më të rëndësishme në biznes në SHBA, transmeton Indeksonline.

Harry nuk mban më postin e drejtorit për ndikimin social (Chief Impact Officer) në kompaninë BetterUp, e cila ofron shërbime online për këshillim, zhvillim personal dhe shëndet mendor. Pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar në muajin gusht, së bashku me Meghan dhe fëmijët e tyre, titulli i tij është ndryshuar në “këshilltar i lartë”.

Ai iu bashkua kompanisë pesë vjet më parë, në bazë të një marrëveshjeje që, sipas raportimeve, kapte vlerën e 1 milion dollarëve në vit. Në atë kohë, synimi i tij ishte të ndihmonte në krijimin e një ndikimi pozitiv në jetën e njerëzve.

Të ngjashme