Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe diskutoi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.
Sipas njoftimit, prresidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe në përpjekjet për forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare.
Ajo vlerësoi kontributin e Italisë në mbështetjen e zhvillimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit dhe të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.