Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Prishtinë | 22 Nën 2026 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë orëve të para të së shtunës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 01:00, kur dy persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur një koktej molotovi në mes të veturave të ekspozuara në auto-sallon dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.

Zjarri është lokalizuar nga sigurimi i objektit, i cili ka arritur ta shuajë atë me aparatin për fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE/Graqanicë / 21.11.2026 – 01:00. Raportohet se dy persona të pa njohur dyshohet se kanë hedhur molotov në mes të veturave të auto-sallonit, dhe me motoçikletë janë larguar. Sigurimi i lokalit ka arrit të shuaj zjarri me aparat për fikje të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme