Barça-Villarreal, ndeshja kryesore në La Liga

Prishtinë | 22 Nën 2026 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

La Liga spanjolle vazhdon sot me katër përballje interesante të xhiros së 13-të.

Vëmendja kryesore është te Barcelona, që kërkon ta ruajë kreun e tabelës, si dhe Atletico Madridi, që synon të vazhdojë ndjekjen e dy skuadrave të para.

Barcelona – Villarreal, ora 14:00

Barcelona kërkon fitoren për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë. Katalunasit kanë 33 pikë, aq sa Real Madridi, por me një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Villarreal renditet në pozitën e nëntë me 15 pikë dhe synon të marrë rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë.

Racing Santander – Real Sociedad, ora 16:15

Real Sociedad synon tri pikët për të vazhduar garën për vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Skuadra baske renditet në pozitën e pestë me 22 pikë, ndërsa Racing Santander është e 12-ta me 14 pikë dhe kërkon fitore për t’iu afruar pjesës së sipërme të tabelës.

Osasuna – Malaga, ora 18:30

Një përballje me rëndësi të madhe në fundin e tabelës. Osasuna renditet në pozitën e 16-të me 12 pikë dhe kërkon të largohet nga zona e rrezikut, ndërsa Malaga është e fundit me vetëm 5 pikë dhe ka nevojë urgjente për fitore në luftën për mbijetesë.

Getafe – Atletico Madrid, ora 21:00 Atletico Madridi synon fitoren në udhëtim për të vazhduar presionin ndaj Barcelonës dhe Real Madridit. Skuadra e Diego Simeones renditet në pozitën e tretë me 28 pikë, ndërsa Getafe është e 15-ta me 12 pikë dhe kërkon pikë për t’u larguar nga pjesa e rrezikshme e tabelës.

Të ngjashme