Barcelona e çon Perezin në gjykatë, Laporta e kërkon tërheqjen e akuzave

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Përplasja mes Barcelonës dhe Real Madridit po merr një dimension të ri, këtë herë jashtë fushës së futbollit.

Dy klubet rivale do të përballen të mërkurën, më 25 nëntor, në gjykatat e Madridit, në një seancë pajtimi që mund të hapë rrugën për një padi penale ndaj presidentit madrilen, Florentino Perez.

Barcelona kërkon që Perez të tërheqë deklaratat e tij lidhur me çështjen Negreira, pasi në muajin maj e kishte akuzuar klubin katalanas për korrupsion dhe për përfitime nga vendimet e gjyqtarëve.

Kreu i Real Madridit e kishte cilësuar këtë rast si “skandalin më të madh në historinë e futbollit”.

“Është një rast korrupsioni i pashembullt në historinë e futbollit botëror. Barcelona gjithmonë përfiton, ndërsa skuadrat e tjera janë dëmtuar”, kishte deklaruar Perez, duke vënë në pikëpyetje edhe disa prej titujve të fituar nga katalanasit.

Barcelona, me Joan Laportën në krye, i konsideron këto deklarata shpifëse dhe dëmtuese për imazhin e klubit.

Nëse nuk arrihet marrëveshje dhe Perez nuk tërhiqet nga akuzat, katalanasit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me padi penale

Të ngjashme