Qumështorja “Vita” publikon rezultatet e analizave nga Bullgaria, kërkon transparencë edhe nga AUV: Të japin llogari para opinionit

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Qumështorja “Vita” ka njoftuar opinionin publik dhe konsumatorët e produkteve të saj se analizat e kryera në laboratorin “Alimenti Omnilab” në Bullgari, me metodën HPLC kanë rezultuar me vetëm 0.008 µg/kg aflatoksinë M1, kanë rezultuar me vetëm 0.008 µg/kg aflatoksinë M1, shumë më poshtë kufirit maksimal të lejuar prej 0.050 µg/kg, sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian dhe legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, shkruan Ekonomia Online.

“Këto rezultate konfirmojnë se qumështi Vita 3.2% UHT, me datë prodhimi 18.07.2026 dhe datë skadimi 18.01.2027, është në përputhje me normat e lejuara për nivelin e aflatoksinës M1.Ndërkohë, AUV-ja ka publikuar një rezultat prej 0.065 µg/kg, për të cilin jemi njoftuar vetëm përmes publikimit të tyre në Facebook. Deri më sot, nuk kemi pranuar asnjë njoftim zyrtar apo raport laboratorik nga institucioni përgjegjës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të kompanisë sonë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se “Vita” kërkon që personat kompetentë të AUV-së, të cilët kanë publikuar postimin në Facebook, të japin llogari para opinionit publik dhe institucioneve kompetente, si dhe të sqarojnë saktësisht se si i kanë interpretuar rezultatet e analizave të Institutit AGES, me çfarë metodologjie analitike janë kryer analizat dhe të ofrojnë transparencë të plotë në këtë proces.

“Konsumatorët tanë i sigurojmë se VITA mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë ushqimore dhe se do të vazhdojmë të kërkojmë verifikimin e plotë të çdo rezultati të kontestuar. VITA nuk kërkon privilegje. Kërkon transparencë, drejtësi dhe të vërtetën”, thuhet në reagim.

Të ngjashme