Gërvalla: Në Pejë duket se gjithë zinxhiri institucional ka dështuar, kjo s’është e rastësishme

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka folur edhe njëherë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.

Sipas Gërvallës në Pejë duket se zinxhiri institicional ka dështuar dhe se kjo s’është e rastësishme.

“Në Pejë duket se zinxhiri institucional ka dështuar, kjo s’është e rastësishme. S’ka ndodhur rastësisht sepse ndodhë që një zyrtarë, por jo gjithë zinxhiri me dështu. Parlamenti është ai vendi i duhur, sepse unë si ministre s’kam të drejtë të marrë në pyetje as të marrë masa”,ka thënë Gërvalla në një prononcim për media.

Këto komente Gërvalla i bëri në përvjetorin e vrasjes së Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt në Pejë

Të ngjashme