Një vetëaksident ka ndodhur ditën e sotme në Gjakovë, në rrugën “Shaban Polluzha”.
Kështu e ka konfirmuar për EkonominaOnline, Vlera Krasniqi zëdhënëse e Policisë.
‘Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar. Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit’’, tha ajo.