SHSKUK-ja ndan gati 1 milion euro për furnizim me materiale të kardiologjisë invazive

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka nënshkruar kontrata me disa kompani farmaceutike, për furnizim me barna.

985 mijë e 560 euro e 75 centë për furnizim me material nga lista esenciale për kardiologji invazive, për nevojat e SHSKUK-së, teksa furnizimi do të bëhet në barnatoren qendrore të QKUK-së.

Në 16 lote të ndara janë nënshkruar kontrata me 8 kompani, për blerjen e pajisjeve e materialeve të ndryshme, sipas nevojave të SHSKUK-së.

Për furnizim me guiding kateter në lotin 1, janë ndarë 209 mijë e 700 euro, duke u nënshkruar kontratë me AGS Corporation SH.P.K., teksa në lotin 2 janë ndarë 87 mijë e 360 euro për kateter diagnostik me Yess Pharma SH.P.K.

Në lotin 3 janë ndarë 148 mijë e 200 euro për AGS Corporation SH.P.K., për kateter ballon koronar, semikompliant.

Nga ana tjetër, 24 mijë e 250 euro janë ndarë në lotin 5 për KO MED L.L.C., për introducer sheath.

Sakaq, 8 mijë e 600 euro janë dhënë për furnizim me tela diagnostik. Kompania fituese e këtij loti u shpall AGS Corporation SH.P.K.

Në lotin 7 u parapa furnizimi me PTCA guidewire për CTO, teksa kompania fituese u shpall Medical Group SH.P.K, për 5 mijë e 580 euro.

Në lotin 11, 56 mijë e 400 euro u ndan për furnizim me PTCA workhorse guidewire, për AGS Corporation SH.P.K.

SHSKUK-ja dha kontratën edhe për furnizim me set steril për angjiografi me përbërje, në vlerë prej 107 mijë e 200 euro.

Për furnizimin me set terapeutik u ndan 124 mijë euro. Ky lot, i 13-ti, iu dha kompanisë AGS Corporation SH.P.K.

36 mijë e 212 euro u ndan për furnizim me mikrokateter koronar, sakaq kompania fituese u shpall Solution D Medical SH.P.K.

82 mijë e 120 euro iu dhanë të njëjtës kompani, në lotin e 16-të, për furnizim me sistem të mbylljes.

Loti i 18-të përcaktoi ndarjen e 38 mijë e 500, për furnizim me kateter IVUS, teksa 1 mijë e 968 euro e 75 centë u ndan për furnizim me set kontrollues dore për administrimin e kontrastit dhe tretjes fiziologjike.

SHSKUK-ja ia dha pjesën e 24-të kompanisë AGS Corporation SH.P.K., në vlerë prej 44 mijë  e400 euro, për furnizim me pajisje për mbylljen e arterieve radiale.

Ndërkaq, 5 mijë e 400 euro u dhanë për furnizim me kateter aspiratuese, për trombektomi mekanike. Kompania fituese u shpall po ashtu AGS Corporation.

5 mijë e 670 euro u ndan për tub lidhës për presion të lartë, teksa kompania që e mori këtë lot të tenderit të përgjithshëm ishte Agani L.T.D.

Furnizimi është paraparë të bëhet për aq sa zgjat kontrata: 24 muaj.

Zhvillimi i tenderit është bërë përmes procedurës së hapur,raporton Indeksonline.

Më poshtë detaje.

Të ngjashme