Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar premierën e shfaqjes “Prerja”, me tekst të dramaturgut britanik Mark Ravenhill dhe regji të Fatos Berishës, e cila do të prezantohet para publikut më 1 dhjetor 2026.
Në këtë produksion interpretojnë Armond Morina, Armend Smajli, Shengyl Ismajli, Blin Mani, Erza Sejdiu dhe Liza Curri.
Skenografia është realizuar nga Bekim Korça, kostumografia nga Alma Krasniqi, ndërsa muzika mban firmën e kompozitores Rona Castrioti. Asistente e regjisë është Xheraldina Krasniqi, përkthimin e ka realizuar Lekë Berisha, ndërsa për ispicieninë është kujdesur Nazmije Krasniqi.