Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka njoftuar se artistët shqiptarë po prezantojnë artin dhe kulturën shqiptare në disa skena ndërkombëtare.
Gjatë këtyre ditëve, artistët po zhvillojnë koncerte dhe shfaqje në Manastir, Baku, Edinburg dhe Itali, duke përfaqësuar Shqipërinë përmes muzikës dhe artit.
Përmes këtyre paraqitjeve, ata po promovojnë traditën, muzikën dhe vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor me publikun ndërkombëtar./KultPlus.com