Nuk kalon rezoluta për energjinë elektrike në Kuvend, 51 deputetë votojnë kundër

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Propozim-Rezolutën nga mocioni përmbajtësor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në vend, raporton Ekonomia Online.

Në votimin e sotëm, 51 deputetë votuan kundër, ndërsa 27 votuan pro rezolutës. Asnjë deputet nuk abstenoi.

Për këtë rezolutë nuk u zhvillua diskutim në seancën e sotme, pasi debati për të ishte mbajtur në seancën paraprake.

Të ngjashme