Qorrolli: PDK ende nuk e ka dorëzuar draftin preliminar për ligjin e ri për Specialen

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri më tani Komisioni nuk ka pranuar draftin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ligjin e ri që lidhet me Gjykatën Speciale.

“Partia Demokratike nuk e ka dorëzuar draftin, do të them, preliminar, në mënyrë që t’i kalojë procedurat, sepse është një iniciativë e re ligjore. Duhet ta dini që kjo është një iniciativë e re ligjore dhe duhet t’u nënshtrohet të gjitha rregullave të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit”, deklaroi Qorrolli.

Sipas tij, pas dorëzimit të draftit duhet të merret edhe mendimi i Qeverisë, ndërsa më pas ai procedohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion.

“Në këtë kuptim, duhet të merret mendimi i Qeverisë, pastaj kalon në Komisionin për Legjislacion”, u shpreh ai.

Të ngjashme