KQZ konfirmon se është përmbushur kushti ligjor për procedimin e Nismës Legjislative Qytetare të IKD-së

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se është përmbushur kushti ligjor prej së paku 10 mijë nënshkrimesh për procedimin e Nismës Legjislative Qytetare të IKD-së.

Me këtë, IKD thekson se u konfirmua vullneti i qytetarëve për ndryshimet në Kodin Penal!

“Nisma tashmë i është përcjellë Qeverisë për mendim ligjor. Pas kësaj faze, ajo do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim sipas procedurës parlamentare. Faleminderit të gjithë qytetarëve që e mbështetën këtë nismë!”, thuhet në njoftimin e IKD-së

Të ngjashme