Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë së fundmi disa intervista për media ndërkombëtare, ku ka folur për kryeqytetin, historinë e tij dhe zhvillimet e fundit.
Përmes një postimi, Rama ka bërë të ditur se ka zhvilluar intervistë me Chris Leadbeater, korrespondent i gazetës britanike “The Telegraph”, me të cilin ka diskutuar për Prishtinën si destinacion që ia vlen të vizitohet.
Ai ka pritur gjithashtu në Odën e Kryeqytetit gazetarin britanik Christian Jennings, i cili ka jetuar dhe raportuar nga Kosova për mediat “Reuters”, “The Economist” dhe “The Guardian”.
Ndërkaq, Rama ka zhvilluar edhe një intervistë me Bronwyn Jones, gazetare e “Rapporteur”, me seli në Bruksel.
Ai ka theksuar se këto intervista synojnë që Prishtina dhe Kosova të prezantohen para publikut ndërkombëtar.