NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Prishtinë | 28 Nën 2026 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Monumenti simbolik “NEWBORN” në Prishtinë ka marrë një pamje të re me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Këtë herë, shkronjat “NEW” janë ngjyrosur me të kuqe, ndërsa “BORN” me të zezë.

Gjithashtu, monumentit i është shtuar edhe logoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndryshimi është realizuar në kuadër të iniciativës “Liria ka emër”, duke i dhënë monumentit një pamje të veçantë për 28 nëntor.

Të ngjashme