“Toleranca” ndihmon familjet e varfra në Vushtrri

| 23 Dhj 2017 | 19:27 | Nga

Grupi i të rinjve “Toleranca” ka vazhduar me aksione bamirësie duke shpërndarë dru, miell dhe dhurata për familje të varfra në Vushtrri.

Në aksionin e parë ata shpërndanë pako ushqimore dhe dhurata për fëmijët e fshatrave në kushte të rënda sociale, me nevoja të veçanta dhe jetimë.

Fondi është krijuar nga vetë fëmijët me ndihmën e disa qytetarëve vullnetarë.

“Eja ndihmo dhe ti sepse nëse jo sot, nesër mund të kesh nevojë për ndihmë”, është motoja e grupit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme