Sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet sot ishte kthyer në një vend feste.
Qindra qytetarë kanë qenë prezentë, shumica kalimtarë rasti e kurreshtarë që vëzhgonin me entuziazëm xhirimin e këngës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës “Gjaku i Kastriotit”.
Nga xhirimet kuptuam se bënin pjesë të gjithë vallëtarët e ansambleve më të mira shqiptare, mbi 100 në numër dhe atë nga Mali I Zi “Dedë Gjon Luli”, nga Shkupi “Emin Duraku”, nga Tetova ‘Xheladin Zeqiri”, nga Karadaku “Kemajl Azizi”, nga Dukagjini ansambli “Rugova”, si dhe vallëtarë e mirënjohur maestro Blerim H. Grajqevci në rrolin e Gjergj Kastriotit dhe Afrim Alshiqi. Të pranishëm në videoxhirim ishte dhe instrumentisti i njohur i folklorit, Fatmir Makolli.
Për detaje tjera rreth frymës së këngës dhe autorëve do të kuptojmë në ditët në vijim. Nga ajo që pamë dhe dëgjuam sot mund të themi se Shkodran Tolaj sjell për këtë 10 vjetor një këngë të fuqishme dhe shumë madhështore. Prishtina sot ishte e veshur me kolorin shqiptar të gjitha trevave ku këmbonte fuqishëm kënga dhe hidhej vallja autoktone shqiptare