Në Skenderaj realizohen bastisje, konfiskohen tri armë

| 06 Pri 2018 | 16:09 | Nga

Mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve, Policia në Skenderaj, në orët e paradites së sotme të datës 6 prill 2018, në tri lokacione të ndryshme në fshatin Llaushë ka realizuar bastisje dhe ka konfiskuar tri armë.

Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar tri armë të llojeve të ndryshme: një pushkë automatike, një pushkë gjuetie, një pistoletë, mbi 50 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar B.V., 24-vjeçar, A.V., 23-vjeçar dhe E. Sh., 21-vjeçar, tre të arrestuarit pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë” dhe “përdorim i armës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme