QKUK: Asnjë pacient nuk kishte nevojë për TAMIFLU

| 28 Shk 2019 | 13:51 | Nga

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se asnjë pacient nuk ka pasur nevojë për të marrë produktin TAMIFLU, pasi që bari jepet tek të diagnostikuarit me virusi AH1N1, e që nuk pasur asnjë rast të tillë.

Po ashtu, TAMIFLU jepet në dy ditët e para të simptomave sëmundjes, e që të sëmurit lajmërohen në klinikë tek në javën e dytë të trajtimit dhe nuk indikohet përdorimi i TAMIFLU, shpjegohet në një njoftim shtypi të QKUK-së.

“Rastet e lajmëruara deri tani kanë qenë me probleme kronike dhe kardio -respiratore dhe nuk ka pasur një indikacion për përdorim Tamiflu. Asnjë mjek i klinikës Infektive nuk ka dhënë udhëzim apo indikacion për përdorim të produktit TAMIFLU te asnjë i sëmurë”.

“Tek një rast që është raportuar në medie se ka blerë TAMIFLU nuk është dhënë bari dhe është kërkuar nga mjekët e klinikës që mos të përdoret sepse nuk ka pasur indikacion. Ky produkt është ndaluar në shumë vende si në Amerikë dhe vende të tjera duke u hequr atë nga përdorimi”.

Klinika Infektive në QKUK kërkon që mos të bëhet panik nga personat që nuk janë kompetentë të flasin për sëmundjet infektive.

Të ngjashme