Aeroplani me të cilin po udhëtonte Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është goditur nga vetëtima.
Kjo ndodhi e ka detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.
Aeroplani është goditur derisa po fluturonte mbi Lubjanë, pasi Daçiq ishte nisur për të marrë pjesë në Forumin e Bledit, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që Daçiq ka probleme me udhëtime ajrore.
Në muajin maj, i njëjti kishte pasur defekte mbi qiellin e Athinës.
”Unë sikur i kam 10 jetë”, kishte deklaruar asokohe Daçiq.