Kosovarët vazhdojnë të çudisin Anglinë me mikëpritjen. Kjo u dëshmua edhe sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Pas zbritjes së lojtarëve të Kombëtares së Anglisë, vajzat kosovare i kanë mikëpritur ata në mënyrën më të mirë.

Me buqetë të luleve në dorë, dhe në tepihun e kuq e me buzëqeshje në fytyrë vajzat kosovarë i pritën djemt e kombëtarës së Anglisë sapo arritën në Kosovë, shkruan Indeksonline.


