Përballja kryesore e javës së 15-të në Ligën Premier do të jetë ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspurit.
Derbi që fillon në ora 20:30 do të zhvillohet në stadiumin ‘Old Trafford’, e që kjo do të thotë edhe rikthimin e Jose Mourinhos për herë të parë aty, që nga shkarkimi që iu bë para një viti.
Portugezi e zëvendësoi Mauricio Pochettinon e shkarkuar te Spurs, ndërsa sonte do të përballet me ish-skuadrën e tij.
Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, lindelof, Maguire, Young, McTominay, Fred, James, Lingard, Rashford, Greenwood.
Formacioni startues i Tottenhamit: Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Winks, Sissoko, Dele, Son, Lucas, Kane (C).