Wolverhampton Wanderers dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Topçinjtë janë mysafir të Ujqve në takimin e vlefshëm për javën e 33-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Molineux me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i Mikel Arteta vjen nga dy fitore radhazi dhe synon të tretën radhazi për të ëndërruar një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, vendasit gjithashtu janë në formë të lartë me tri fitore radhazi dhe duan ta vazhdojnë këtë seri për të mbetur gjithashtu në garë për një pozitë që i dërgon në Champions.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te londinezët nga minuta e parë luajnë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Wolves: Patricio; Boly, Coady, Saïss; Doherty, Dendoncker, Neves, Moutinho, Jonny; Adama, Raul.
Arsenal: Martinez; Mustafi, Luiz, Kolasinac; Cedric, Ceballos, Xhaka, Tierney; Aubameyang, Nketiah, Saka.