Tërmkolli: Në këto momente historike për vendin Haradinaj dhe Osmani a po i ndihmojnë Vuçiqit

| 04 Sht 2020 | 16:46 | Nga

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas paralajmërimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës në rast se në marrëveshje do të jetë edhe Ujmani.

Tërmkolli tha se në këto momente historike me veprimet e tyre a po i ndihmojnë Vuçiqit?

“Në momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani a po i ndihmojnë Vuciqit!”.

Kundër arritjes së marrëveshjes është shprehur edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Të ngjashme