Trump për Hotin dhe Vuçiqin: Jam krenar që i ndihmova këta liderë

| 04 Sht 2020 | 18:47 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shkruar se, duke u nënshkruar marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është realizuar ajo që është konsideruar si e pamundur deri tash.

“Cdokush e ka menduar si të pamundur. Urime presidentit Vuciq dhe kryeministri Hoti për zotimin e normalizimit ekonomik. Ky është një hap i madh drejt prosperitetit dhe paqes për Ballkan dhe për botë. Jam krenar që i ndihmova këta liderë”, ka shkruar Trump.

Të ngjashme