“Zahir” është asi lloj tregimi që ndihmon lexuesin të kuptojë thellësisht, se çfarë në të vërtet është jeta dhe çfarë na ofron dashuria, apo mungesa e saj…dhe njerëzit, që pa reshtur e kërkojnë dashurinë, rëndom, pasi ta kenë humbur atë, edhe pse fjala ‘dashuri’ përsëritet shumë herë nga Coelho, tema e novelës trajton obsesionin, dhe komplekset martesore!
Historia e novelës ‘Zahir’ sillet rreth jetës së autorit, i cili identifikohet si narrator i ngjarjes, një shkrimtar i njohur, i cili gëzon të gjitha privilegjet që sjellin paratë dhe fama, por çuditërisht kësaj radhe gjendet në qendër të vëmendjes, jo për librin e tij me të ri, por për shkak te rastit me gruan e tij të zhduku, Esther!
Ai, në fillim trajtohet si i dyshuar, nga policia dhe shtypi roze, të cilët dyshojnë se ai mund të ketë pasur rol, në zhdukjen e pashpjegueshme të gruas së tij në Paris.
A u rrëmbye Esther!?..mos vallë u vetëvra?…apo ajo thjesht u dorëzua nga një martesë, që e la të paplotësuar! si rezultat i kësaj zhdukje enigmatike, autori detyrohet të rishikojë jetën dhe martesën e tij, por pa sukses, sepse nuk është në gjendje të kuptojë gjenezën e zhdukjes së befasishme të gruas së tij?
Faji si gjithmonë, mbetet ‘jetim’ përderisa enigma vazhdon, tanimë protagonisti i ngjarjes, vetëm se kishte filluar, lidhjen e re me aktoren Marie e cila, edhe pse nuk e kuptonte situatën, ajo preferonte, që kjo të qartësohet përfundimisht, dhe inkurajon partnerin e saj të bëj përpjekje, të zbuloj së çfarë në të vërtet ka ndodhur, dhe në fund te gjej ‘ Zahir-in’ e tij (*Zahir do të thotë ‘kjartsim’ në gjuhën arabe)
Në përpjekje e sipër, në gjurmimin e së vërtetës, ai takohet me Mikhail, një mik i Esther-it, gjatë promovimit të librit, dhe informohet se Esther, në fakt ishte larguar në kërkim të paqes, pa treguar se ku gjendet ajo! Mikhail vlerëson shkaqet që sollën deri tek kjo situatë, nga problemet e përditshme, e deri tek keqkuptimet banale!
Meqenëse ishte Esther, që e kishte sjellë fillimisht Mikhail-in nga Kazakistani në Francë, protagonisti dyshon, se ajo në fakt mund të ishte pikërisht në Kazakistan.
Kurioziteti ka ‘mbytur macen’ siç thotë fjala e urtë, edhe ne këtë rast, kurioziteti nuk e lenë të qetë narratorin, pse dhe çfarë, mund të jetë shkaku kryesor që e bëri Esther të largohej, pasi Mikhaili-it nuk i zihej besë, në fund fare, ai ishte mik i Esther, dhe vlerësim i tij nuk duhej merrej si i mirëqenë. Ai, pastaj zhytet në mendime të panumërta, për jetën e tij para se ta takonte Esther, udhëtimet që kishin së bashku, dhe mënyrën se si ajo e inkurajoi atë të bëhej një person dhe shkrimtar më i mirë.
Kapitulli i fundit është vetë udhëtimi, drejt Kazakistanit, ku përmes reflektimi personal, Coelho eksploron kuptimet e dashurisë dhe jetës, duke menduar seriozisht, nëse pendimi dhe kërkim falja, do mjaftoj, pasi vet dashuria, është falje dhe transformon çdo gjë që prek me magjinë e saj!
Në përpjekjen e tij për të rikthyer një dashuri të humbur, përfundimisht, narratori gjen ‘Zahirin’ e tij dhe zbulon diçka të papritur për vetën e tij duke aluduar; ‘ E vetmja gjë që di, është se, edhe pse mund të jetoj pa ty, përsëri do të doja të shihja përsëri, për të thënë atë që nuk kam thënë kurrë, të dua…më shumë se sa dua veten’
Me këtë thënie emocionuese, përfundon vepra, por jo edhe drama emocionale e shkruar nga pena e Coleho’s mbase autori, nëpërmjet këtij tregimi na bën të reflektojmë për thënien e famshme të John Lenon, i cili thotë ’Çdo gjë do te jetë OK në fund…e nëse nuk është OK, atëherë ky nuk është fundi’