Gjendet i pajetë një 35-vjeçar në Memaliaj

| 02 Kor 2021 | 13:14 | Nga

Një 35-vjeçar në Gjirokastër është gjetur paraditen e së premtes pa shenja jete. Mësohet se E. S., është gjetur i pajetë rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, në banesën e një të afërmi.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet se 35-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për  zbardhjen e rrethanave.

Të ngjashme