Gjendet e gjallë e moshuara e cila ishte zhdukur në rajonin e Dragashit

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bexhet Xheladini.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se e moshuara 72-vjeçare nga fshati Bresanë, e cila kishte humbur para 36 orëve, është gjetur e gjallë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo momentalisht është duke marrë trajtim në QMF-Bresanë, nga ku do të transferohet për në Spitalin e Prizrenit. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kontibuuan për gjetjen e kësaj të moshuare.Uroj që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet shumë shpejt”, ka shkruar ai.

Të ngjashme