BQK publikon statistikat e majit: 232.94 milionë euro kredi të reja, depozitat e klientëve arritën në 6.07 miliardë

Prishtinë | 24 Qer 2024 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin maj.

BQK thotë se “vlera e përgjithshme e Aseteve të Bankave Komerciale ka arritur ne 7.40 miliardë euro” e se “vlera Kredive të reja ishte 232.94 milionë euro”.

Depozitat e klientëve arritën në 6.07 miliardë euro (rreth 27.05% janë të afatizuara), tha BQK-ja.

Vlera e depozitave të reja ishte 56.24 milionë euro, ndërsa raporti kredi-depozita ishte në nivelin 86.08%.

Në maj, BQK thotë se “kapitali i bankave komerciale ishte 890.34 milionë euro”.

Statistikat e plota të bankave komerciale për muajin maj 2024, të publikuara nga BQK-ja:

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën në 7.40 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.25% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit maj kanë arritur vlerën në 5.22 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në maj 2024 janë rritur për 80.99 milionë euro ose 1.58%.

Vlera e kredive të reja në muajin maj 2024 ishte 232.94 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin maj 2024 ishte 6.14% (në prill 2024 ka qenë 6.07%).

Depozitat e klientëve në maj 2024 kanë arritur vlerën prej 6.07 miliardë euro, duke shënuar rritje për 34.78 milionë euro, ose 0.58% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 27.05% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.65% të gjithsej vlerës së depozitave.

Vlera e depozitave të reja në muajin maj 2024 ishte 56.24 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin maj 2024 ishte 2.48% (në prill 2024 ka qenë 2.55%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin maj 2024 ishte 3.65% (në prill 2024 ka qenë 3.53%).

Raporti kredi-depozita në muajin maj 2024 ishte në nivelin 86.08%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit maj 2024 arriti vlerën në 890.34 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u rritën për 0.91 milion euro apo 0.61% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 148.66 milionë euro.

Të ngjashme