Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, në emisionin Opinion, është pyetur nëse partia që ai përfaqëson, do të bëhet faktorë në Shqipëri, pas arrestimit që i është bërë sot atij nga Policia.
“Ne jemi prezentë për çështje të cilat i konsiderojmë të rëndësishme”, tha fillimisht Abazi.
“Nëse e keni fjalën për parti politike kjo mbetet për t’u parë, kur të marrim vendimin do ua bëjmë publike të gjithëve”, shtoi Abazi.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka mohuar e as pohuar asnjëherë nëse partia që ai e udhëheq synon të garojë në zgjedhje në Shqipëri dhe gjithmonë i është shmangur përgjigjes, duke këshilluar gazetarët që këtë pyetje t’i ia bënin Boiken Abazit, pasi ai ka kompetenca dhe liri të vendosë, sipas Kurtit.
Zyre të njëjta si në Shqipëri, Kurti synon të hap në çdo shtet fqinjë që ka popullsi shqiptare.