“Do i bëjmë publike provat”, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje akuzon PS për vjedhje votash

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, është ankuar se po u vidhen votat gjatë procesit të numërimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme. Po ashtu ai shton se gjithashtu shumë prej tyre po i kalojnë edhe Partisë Socialiste.

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim,”- ka shkruar Abazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme