Arrestohet drejtuesi i LVV-së në Shqipëri, Boiken Abazi

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka arrestuar aktivistin dhe drejtuesin e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi.

Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur vetë LVV-ja përmes një njoftimi, duke thënë se ky arrestim është i porositur.

“Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky arrestim është tipik i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, thuhet në njoftimin e LVV-së. “Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë. Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme