lli kosovar është rikthyer së fundmi nga lëndimi, i cili e la jashtë fushës nga fillimi i dhjetorit. Werder Bremeni shpreson që 24 vjeçari ta rikthejë formën ideale deri në fund të janarit, në mënyrë që ta shesë atë ne një klub tjetër
E ardhmja e Milot Rashicës vazhdon të mbetet pezull.
Nuk dihet ende nëse ylli kosovar do të largohet apo jo nga Werder Bremeni në afatin kalimtar të janarit.
Klubi gjerman e ka konfirmuar tashmë planin e tij për ta shitur yllin kosovar këtë dimër, por që klubet e interesuara për të, Bayer Leverkuseni dhe Aston Villa, nuk duken të nxehta, të paktën në këtë periudhë.
Pra, për momentin Rashica nuk ka opsione dhe më shumë gjasa ka që ai të mbetet në ekipin gjerman deri në fund të sezonit.
Sidoqoftë, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet në aksion këtë fundjavë në ndeshjen e së shtunës ndaj Augsburgut në Bundesligë.
Ai po vuante nga një lëndim që nga fillimi i dhjetorit, kur kishte pësuar tërheqje në kofshën e këmbës së majtë.
Tash, Werderi shpreson që Rashica ta rikthejë formën ideale deri në fund të këtij muaji, për ta shitur atë eventualisht në ndonjë klub.
“Ai mund të qëndrojë, por edhe mund të shitet. Nëse Miloti do të jetë në formë deri në fund të janarit, ai mund të luajë për një lëvizje në një klub të ri potencialisht”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.
“Por, natyrisht se ajo (shitja) është bërë më e vështirë për shkak të lëndimit”, vazhdoi ai.
Rashica ishte pranë largimit nga Bremeni gjatë verës së kaluar, por në fund i dështuan pistat ku mund të shkonte.
Atë e donte fillimisht Leipzigu, i cili në fund u tërhoq për shkak të kërkesës së lartë të Werderit.
Më pas, në fund në lojë u fut edhe Bayer Leverkuseni, por që as ky transferim nuk u konkretizua.
Ndërkohë, ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses e donte edhe Aston Villa në Angli.
Klubi anglez do të tentojë megjithatë ta transferojë Rashicën gjatë verës që vjen.