A do të rikthehen masat antiCOVID, flet drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, është deklaruar lidhur me mundësinë e rikthimit të masave antiCOVID.

Ai tha se duhet të mendohet vendosja e maskës në vendet e mbyllura, për shkak se “po hyjmë në sezonën kur ka lëvizje më të madhe të popullsisë”.

“Unë mendoj që duhet të mendohet vendosja e maskës në vendet e mbyllura. Është dhënë rekomandim, por nuk është vendim zyrtar. Por duhet të mendohet sepse po hyjmë në sezonën kur ka lëvizje të popullsisë, ne vetë edhe diaspora”, u shpreh Sadiku.

Ai foli edhe për shqetësimet e komunave për situatën pandemike në vend. Ai tha se shqetësimi më i madh i tyre është mungesa e stafit.

“Shqetësimi kryesor i komunave është mungesa e stafit, ne e dijmë që secila komunë ka vështirësi me numër të stafit, por pandemia dhe rritja e numrit të rasteve e bën më të domosdoshme këtë kërkesë për staf”, tha Sadiku.

Të ngjashme