Roman Abramovich mbetet “i lidhur ngushtë” me Chelsean, thotë kryetari i klubit Bruce Buck, me rusin të vendosur për të refuzuar çdo investitorë që beson se mund ta marrë kontrollin e ‘Bluve’.
Janë bërë pyetje nga një pronar miliarder në ‘Stamford Bridge’ kohët e fundit.
Shpenzimet e mëdha, të cilat shoqëruan ardhjen e Abramovich në Londrën perëndimore në vitin 2003, janë pakësuar në vitet e fundit, ndërsa 53-vjeçari ndjek më pak ndeshje, përcjell lajmi.net.
Një pjesë e problemit kanë qenë çështjet e vizave në Britani, me një njeriun e lindur në Saratov, i cili mori nënshtetësinë izraelite në maj të vitit 2018, në mënyrë që të mund të vinte në Angli.
Buck i tha The Guardian për spekulimet e shitjes së klubit: “Për shkak të situatës politike, ka njerëz që mendojnë se mund të dëshirojnë të blejnë Chelsean në një pazar. Ne marrim pyetje dhe vërtet nuk kemi çfarë të themi për këta njerëz”.
“Në kushtet e përfshirjes, në shikimin e lojtarëve të rinj, duke folur nëse do të rinovohen kontratat e lojtarëve… [ai] ishte gjithnjë i përfshirë nga dita e parë dhe është po aq i përfshirë tani”, tha ai për Abrahmovich.